Suedia bëhet zyrtarisht vendi më i ri i NATO-s

Suedia u bë anëtari më i ri i NATO-s , duke hequr dorë nga neutraliteti i saj dhe duke iu bashkuar aleancës pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Aderimi u bë zyrtar pas paraqitjes së protokollit të ratifikimit nga Hungaria, i cili ishte shteti i fundit nga 31 anëtarët e aleancës që i dha “dritën jeshile” anëtarësimit të Suedisë në aleancë.

Me Suedinë tani një anëtare e plotë e NATO-s, sipasit nenit 5 të aleancës, të gjithë anëtarët e tjerë mbrojnë njëri-tjetrit nëse sulmohen.

Zyrtarët e lartë suedezë të udhëhequr nga kryeministri, Ulf Kristersson, u mblodhën në Uashington të enjten për të shënuar fundin e një procesi sfidues, i cili filloi më 17 maj 2022.

Fqinja e Suedisë, Finlanda iu bashkua aleancës më 4 prill. Me dy vendet nordike në aleancë, NATO kontrollon pothuajse të gjithë Detin Baltik, një goditje strategjike për Rusinë.

Suedia ka gjithashtu një ushtri të pajisur mirë dhe një industri të fortë armësh. Vendi synon të shpenzojë 2.1 për qind të PBB-së për mbrojtjen këtë vit, mbi objektivin e NATO-s dhe pothuajse dyfishin e asaj që shpenzonte në vitin 2020./albeu.com


Shtuar 7.03.2024 18:05

Tags: ,