Tom Doshi i përgjigjet “flakë për flakë” Yuri Kim: Unë jam njeriu kyç!

Tom Doshi është një ndër njerëzit më të lakuar në media së fundmi për shkak të deklaratës së ambasadores Yuri Kim për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ditën e sotme Doshi i është përgjigjur akuzave të ambasadores Kim duke deklaruar se partia e tij, PSD është e vetmja parti që do të rikthejevë shpresën në Shqipëri duke i vënë vulën kandidimit të tij në zgjedhje.

Ndër të tjera Doshi ka deklaruar se është një mbështetës i madh i Amerikës dhe se korrupsioni në Shqipëri është shqetësimi i tij më i madh.

“PSD-ja është e vetmja forcë që do ‘tju kthejë këtë shpresë, pasi sipas tij, korrupsioni është shqetësimi më i madh!

Unë jam një mbështetesës i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi.

Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament. PartiaSocialdemokrate e Shqipërisë do të jetë forcë e tretë politike në këto zgjedhje,”-tha Doshi.

Rikujtojmë se ambasadorja Yuri Kim e konsideroi Tom Doshin si një person i përfshirë në korrupsion dhe për këtë arsye nuk është i përshtatshëm për t’u zgjedhur nga shqiptarët më 25 Prill.

 

Shtuar 26.03.2021 06:03