Një ditë e dhimbshme për Mimoza Ahmetin. Poetja dhe shkrimtarja e njohur ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të saj, duke i kushtuar disa fjalë të ndjera në rrjetet sociale.
“Sot u shua një pjesë e zemrës sime… Sot humba babain tim të shtrenjtë”, shkroi Ahmeti, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen për humbjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm të jetës së saj.
Të lidhura
None found
Lajmi merr një tjetër peshë edhe për shkak të rrëfimit që Mimoza kishte bërë vetëm pak kohë më parë gjatë eksperiencës në “Ferma VIP 3”. Ajo kishte folur hapur për marrëdhënien me të atin, i cili jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për largësinë që i kishte mbajtur fizikisht të ndarë prej një kohe të gjatë.
Gjatë qëndrimit në fermë, Mimoza kishte treguar se nuk e kishte takuar prej vitesh dhe kishte shprehur dëshirën që pas përfundimit të eksperiencës televizive të mund të ishte sërish pranë tij.
Sot, ato fjalë rikthehen me një domethënie shumë më të dhimbshme. Në dedikimin e saj, shkrimtarja kujton të atin me dashuri dhe e mbyll mesazhin me një tjetër referencë thellësisht personale, këtë herë për nënën e saj të ndjerë.

