“Mezi pres ta takoj”, teze Luana ndan fotot më të bukura me Marinën dhe bebushin (FOTO LAJM)

Pas shumë  lajmeve, vetë Marina Vjollca konfirmoi para pak kohësh shtatzëninë e saj, me anë të disa fotografive ku shfaqej me një veshje të tejdukshme ku dukej qartazi barku i saj i rrumbullakosur.

Sigurisht që kjo ka gëzuar fansat, miqtë dhe familjarët e moderatores, mes tyre dhe teze Luana Vjollcën. Ajo është shumë e lumtur që do të bëhet sërish teze dhe mezi po pret që bebushi të vijë në jetë, dhe këtë e tregon shpeshherë edhe me postimet në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar disa foto shumë të ëmbla me Marinën, dhe motrën e tyre tjetër, Lirën, ku shfaqet e mbështetur tek ajo, me duart në barkun e rrumbullakosur të moderatores së “Klanifornia”.

“Mezi pres të të takoj”, shkruan Luana, pa dyshim tezja më e entuziazmuar në qarkullim. Në një tjetër video, publikuar në Instastory ajo shkruan se është pa fund e lumtur për Marinën, të cilën e quan “Gjysma ime”.

Ndërkohë, moderatorja, ndonëse në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, vazhdon të moderojë spektaklin e humorit “Klanifornia”, në një sezon që do të jetë pa dyshim, më i veçanti për të, pasi në skenë nuk është asnjëherë vetëm.


Shtuar 18.10.2021 10:21