Meritoni paska qenë pjesë në klipin të këngës së Xhensilës, shihni si dukej ai (FOTO)

Banorët të cilët bëhen pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip”, rikthehen domosdoshmërisht në vëmendje të situatave të vjetra ku ata janë përfshirë.

Romanca, ndarje, intervista, por edhe pjesmarrje nëpër videoklipe apo projekte, rikthehen dhe komentohen sërish nga audienca.

E kështu ka ndodhur edhe për Meriton Mjekiqin, një prej banorëve më të përfolur të shtëpisë më të famshme.

Për ata që u ka shpëtuar ky detaj, Meritoni ka qenë pjesë e videoklipit të këngës së Xhensila Myrtezaj në bashkëpunim me vëllezërit korçarë, “Vespa”

9 vite më parë, Meritoni ka qenë shumë më ndryshe në paraqitje dhe me një pamje djaloshare.

 




Shtuar 16.02.2024 08:42