Me shumë dashuri, Alketa Vejsiu mban “koncert” me të atin në makinë (VIDEO)

“Che colpa ne ho se il cuore é uno zingaro e va” kënga e Nicola di Bari është nga ato perlat që fjalët e muzikën ia dinë vetëm brezi i prindërve tanë, pra edhe babai i Alketës, që ia ka marrë këngës bashkë me të bijën dhe është bërë sot pjesë e ‘Instagramit’.

Alketa ka shkruar se ajo këndon ngaqë edhe Babo i saj është këngëtar dhe meqë bëmë baba të të ngjaj, kjo është edhe arsyeja që Alketa vazhdon sot e kësaj dite ta mbajë njërën këmbë andej nga muzika edhe pse nuk e hodhi kurrë tamam, ama as nuk e hoqi kurrë tamam. E gjen përherë një mënyrë në programet e saj që t’i kthehet pasionit të vjetër. Kurse kur është me babin s’ka nevojë të lodhet hiç të gjejë arsye. Këndojnë se dinë. Che colpa ne hanno?

Të lidhura

None found


Shtuar 5.05.2021 10:26