“Më nxirrni që këtu”, Big Brother merr vendimin e papritur për Donaldin (FOTO LAJM)

Pas situatave të rënduara dhe të njëpasnjëshme me protagonizmin e çiftit Donald – Beatrix, në shtëpinë e BBV, aktori shkroi në një nga xhamat e shtëpisë: “Më nxirrni që këtu!”.

Video dhe foto nga ky moment bënë xhiron e rrjetit dhe u interpretuan në mënyra të ndryshme, përgjithësisht si një thirrje për ndihmë nga ana e aktorit. Pas situatës në fjalë, në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi ku kishte një paralajmërim dhe nëse këto situata do përsëriten Donaldi do dënohet.

Kujtojmë se pasi shkroi: “Më nxirrni që këtu!”, Donaldi vazhdoi me: “Ose jo, jo!”, duke treguar se ishte një lojë.


Shtuar 7.12.2021 08:59