“Më ka para borxh”/Stresi tallet me Julin, nxjerr eurot në video: Eja merri

Komentet virtuale mes Stresit dhe Juliana Nurës nuk kanë fund. Pas deklaratës së Julianës, e cila e quajti Stresin ‘gënjeshtar’, duke e akuzuar se nuk i ka dhënë paratë që i kishte premtuar, ka reaguar ky i fundit.

Përmes një ‘instastory’, Stresi, i tregon paratë që sipas Julit ia kishte borxh. Duke qeshur, ai kthen kamerën nga tavolina, ku ka rreshtuar paratë.

‘Gjylfidane. Eja eja. Ti jap 30 mijë euroshin që ti kam premtuar në ‘BBV’. Edhe je forca e femrës, femrat shqiptare mbështeten tek ty dhe tek qeni jot’– thotë Stresi në video.


Shtuar 19.04.2024 13:40