Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker, Meadow Walker, është fejuar në moshën 22-vjeçare. Lajmin e ka dhënë modelja dhe partneri i saj, Louis Thornton-Allan, përmes një videoje të publikuar në Instagram. Në video ajo shihet duke treguar unazën e diamantit që e mban në gisht ndërsa shkon për të notuar në pishinë. Postimin e saj ajo e shoqëroi vetëm me figurën e disa zemrave.
View this post on Instagram
Ky lajm vjen një muaj pasi Meadow dhe Louis bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë. Louis publikoi në rrjete sociale një foto të tyre, në të cilën ata shfaqeshin shumë të afërt dhe duke parë plot dashuri në sytë e njëri-tjetrit.
“Shokë të ngushtë”, shkroi ai përkrah fotos.
“Dashuria ime”, komentoi më pas Meadow Walker.
Konfirmimi i marrëdhënies së tyre erdhi vetëm pak javë pasi Meadow tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq të premierës së “Furios 9”. Ky është filmi më i fundit nga seria e “Fast and Furios”, në të cilën babai i saj i ndjerë u bë shumë i njohur.
Meadow, e cila ishte 15 vjeç në kohën e aksidentit tragjik të babait të saj më 30 nëntor 2013, ka krijuar një organizatë jofitimprurëse në kujtesën e babait të saj të quajtur ‘The Paul Walker Foundation’.