DETAJET/ 3 hapa larg lirisë! Ku “çaloi” plani i Çekajt e Pjetrit për t’u arratisur nga 313 (FOTO LAJM)

Këto janë çastet kur në orën 15:00 hapen dyert e qelisë dhe prej andej del me një çantë në dorë Fatmir Pjetri.

Por ai nuk kontrollohet dhe e njëjta shkelje kryhet edhe me Arbër Çekajn i cili drejtohet për në tarracë, nga ku brenda tetë minutash tentuan të arratisen.

Ata do dalin për masën e sigurisë sërish veç izolimit dhe burgut që kanë mbi kurriz.

Ky është Fatmir Pjetri dhe ky Arbër Çekaj që kapërcejnë kufizimin e vendit të ajrimit duke u varur nëpër këto shkallë në zyrat e administratës.

I dënuari Fatmir Pjetri zbret në sheshpushim dhe pas përleshjes së bashku me Çekajn drejtohet për tek porta kryesore e burgut , aty ku përleshja mes tyre dhe tre policeve të tjerë është e dukshme. Ata janë vetëm tre hapa larg lirisë, por ky plan u dështon.

Kamerat tregojnë se në orën 15.11 pasi janë prangosur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri kthehen në ambientet e qelive./Tch


Shtuar 10.08.2021 15:17