Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi pasi Kuvendi e miratoi në lexim të dytë Ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Kurti falënderoi deputetët që votuan në favor të ligjit. Ai tha se projektligji ishte dërguar dy herë në Gjykatën Kushtetuese dhe se procesi kishte pësuar vonesa prej më shumë se tre vjetësh e gjysmë.
Të lidhura
None found
Sipas kryeministrit, vonesat nuk do ta pengojnë synimin për të garantuar që pasuria në Kosovë të jetë e drejtë, e pastër dhe në përputhje me të hyrat e ligjshme, raportoi “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pasi u miratua nga Kuvendi i Republikës sonë, u dërgua dy herë në Gjykatën Kushtetuese: herën e parë në shkurt të vitit 2023 dhe herën e dytë në dhjetor të vitit 2024.
Sot Kuvendi e miratoi sërish në lexim të dytë. I falënderoj deputetët që votuan për të. Na mbajtën në pritje për më shumë se tre vjet e gjysmë, por kjo nuk do të na largojë nga synimi ynë i drejtë dhe i shumëpritur: që pasuria në Republikën tonë të jetë e drejtë, e pastër dhe në përputhje me të hyrat.




