Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi një takim me të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor, András Klein.
Biseda u përqendrua te raportet dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Hungarisë, si dhe te mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të tyre dhe intensifikimin e bashkëpunimit në sektorë me interes të përbashkët.
Të lidhura
None found
Palët trajtuan gjithashtu zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, gjendjen e sigurisë dhe sfidat që kanë ndikim mbi stabilitetin e rajonit.
Në takim u diskutuan edhe proceset e integrimit të Republikës së Kosovës në strukturat evropiane, veçanërisht marrja e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe përfundimi i procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.




