Ajeti shënon ndaj Crvena Zvezdës, Lugano fiton pas përmbysjes së madhe

Lugano e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Konferencës, duke mposhtur Crvena Zvezdën me rezultatin 3-2, në një ndeshje ku protagonist ishte edhe sulmuesi shqiptar Albian Ajeti.

Të lidhura

None found

Para 7.898 tifozëve, në stadiumin e ri të hapur këtë verë, Ajeti shënoi në minutën e 25-të dhe i dha skuadrës zvicerane avantazhin me një realizim të bukur.

Crvena Zvezda arriti ta përmbysë përkohësisht situatën, duke e çuar rezultatin në 2-1, por Lugano reagoi fuqishëm në fazën përmbyllëse të takimit.

Dereck Moncada vendosi baraspeshën në minutën e 84-t, ndërsa Anto Grgiq shënoi pesë minuta më vonë, në të 89-tën, duke i dhuruar Luganos tri pikë pas një përballjeje dramatike.

Albian Ajeti qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të. Uran Bislimi luajti gjatë gjithë ndeshjes në mesfushë, ndërsa Ezgjan Alioski u aktivizua në minutën e 79-të.

Me këtë sukses, Lugano konfirmon formën e mirë që po kalon, pasi vijon të jetë e pamposhtur edhe në Superligën e Zvicrës.


Shtuar më 15.10.2026 23:45