Mbretëresha Letizia e Spanjës edhe këtë javë la mënjanë takat e saj të preferuara dhe bëri dalje publike duke kombinuar kostume dhe xhaketë me atlete.
Arsyeja është mjekësore dhe ka kohë që ekziston. Kujtojmë se në muajin prill, gjatë vizitës së saj zyrtare në Holandë, ajo ishte ulur teksa priste mysafirët e pritjes së bërë për nder të saj dhe për nder të bashkëshortit të saj.
Mbretëresha, sipas gazetës El Mundo, vuan nga metatarsalgjia kronike në të dyja këmbët, si dhe neuroma e Mortonit në këmbën e saj të djathtë, e cila bën që lëkura rreth disa nervave të fryhet.
Për shkak të metatarsalgjisë, e cila është simptomë e pranisë së inflamacionit në zonën e metatarsaleve, Letizia vuan nga dhimbje gjatë lëvizjes.
Duke qenë se trajtimi për simptomat specifike është në thelb konservativ, Mbretëresha po ecën këto ditë me një palë atlete të bardha të markës Vivobarefoot, të cilat madje i kombinoi me një nga kostumet më të nxehta në treg kohët e fundit.
Në veçanti, mbretëresha veshi një kostum kremi nga bashkëpunimi i ri mes Victoria Beckham dhe Mango në një ceremoni zyrtare të çmimeve letrare të mbajtur në Madrid . Ky koleksion i veçantë u publikua pak ditë më parë dhe tashmë është bërë hit.
Përmes xhaketës Letizia zgjodhi të vishte një bluzë me rripa, prej sateni dhe dantelle në ngjyrë të bardhë, duke i dhënë një pamje seksi daljes së saj.