La bossin Indian për kriminelin, modeles miliardere i shkatërrohet “bisha” 300 mijë euroshe (FOTO LAJM)

Daria Radionova është 27 vejeçarja ruse e cila ka studiuar në Londër për menaxhim bizens tani meret me stilimin e veshjes së vipave.
Daria jeton në Knightsbridge dhe njihet e përflitet në mbarë botën për jetën luksoze dhe rëndësinë që i kushton makinave super të shtrejnta të cilat i reklamon pafund në Instagram e saj me 626 mijë ndjekës.

Super “bisha” e saj luksoze, Lamborghini Aventador është përfshirë në një aksident, ku fatmirësisht modelja nuk gjendej në të.
Lamborghini i Darias është mjaft i famshëm në rrjet pasi është i mbuluar me më shumë se dy milionë kristale Swarovski për të cilët u deshën më shumë se 700 orë për ti vendosur, shkruan Albeu.com.

Por jo vetëm kaq, modelja është mjaft e famshme edhe për historinë e saj përsonale. Mediat Ruse shkruajnë se modelja ka qenë prej kohësh në lidhje te fshehte me një burrë të martuar dhe me 6 fëmijë nga India i cili e financonte bukuroshen, por marrëdhënia e tyre përfundoi pasi indiani kuptoi lidhjen e saj me Alex Bodi.

Ky i fundit ka mbaruar pak kohë më para dënimin me arrest shtëpiak, duke u dyshuar në një çështje për krijimin e një grupi të organizuar kriminal, trafik njerëzor dhe shantazhe./albeu.com/


Shtuar 19.11.2021 11:20