Krizë në çift? Argjira u përgjigjet dyshimeve të ndjekësve për lidhjen me Gracianon (VIDEO)

Rrjetet sociale janë tregues të shumë gjërave, përfshirë këtu edhe raportet njerëzore. Vetëm përmes “follow, like dhe komenteve” kuptojmë shumë rreth një marrëdhënieje, megjithëse jo domosdoshmërishte ajo që ndodh në Instagram është metaforë e realitetit. Dhe kjo u vërtetua sërish së fundmi nga çifti Argjira Spanca-Graciano Tagani. Moderatorja ka publikuar një foto në Instagram dhe ndjekësit e saj të rregullt kanë vënë re se Graciano nuk e ka pëlqyer atë. Kaq ka mjaftuar që të nisin aludimet për lidhjen e tyre, duke dyshuar se mund të jenë në një krizë.

Mirëpo, kjo nuk është aspak e vërtetë. Argjira ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku një fans/e e ka pyetur: “Po marrëdhënia jote me Gracianon si po vete? Ai s’të ka bërë like te fotoja e fundit!” Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje Argjira ka publikuar një video ku shihet duke udhëtuar me Gracianon me makinë të cilin e ka pyetur se përse nuk i ka pëlqyer foton. “As që e kam parë”.-thotë ai duke e pëlqyer direkt teksa të dy qeshin. Kështu, na kanë vërtetuar se marrëdhënia mes tyre po shkon më së miri dhe nuk kanë asnjë problem.


Shtuar 25.06.2021 09:33