Konfirmohet lidhja e dashurisë së Monica Belluccit me regjisorin e famshëm (FOTO LAM)

Nuk ka më dyshime, Monica Bellucci dhe Tim Burton janë çift. Revista franceze “Paris Match” ka publikuar fotot e të dyve duke konfirmuar lajmin dhe shkruan: “Një dashuri fantastike me shikim të parë”.

Revista franceze ka zbuluar se ka qenë një histori e lindur në konfidencialitetin më të madh. Pasi kaluan për pak kohë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2006, regjisori dhe aktorja do të takoheshin sërish në tetor 2022 në Festivalin e Filmit Lumière në Lyon, dhe dashuria duket se ka lindur atje.

“Jam i çmendur pas Monica Bellucci. Ëndërroj të ngelem në ashensor me të. Ajo është shumë e bukur…”, u shpreh kohë më parë Burton.


Shtuar 24.02.2023 14:49