Kinematografia në zi/ Ndërron jetë nga ataku në zemër aktori i njohur, 50 vjeç

Ish-bashkëshorti i Eva Longoria, Tyler Christopher, ka vdekur në moshën 50-vjeçare. Aktori, i cili u bë i famshëm për rolin e tij në “Spitalin e Përgjithshëm”, vdiq nga një atak në zemër në apartamentin e tij në San Diego, shkruajnë mediat e huaja.

Lajmin për vdekjen e bëri të ditur kolegu i tij Maurice Benard: Me pikëllim të madh ndajmë lajmin për vdekjen e Tyler Christopher. Tyler vdiq këtë mëngjes nga një atak në zemër në apartamentin e tij në San Diego.