Tani, Nita, Kristi, Keisi dhe Armaldo janë më pak të pëlqyer nga publiku. Ata janë automatikisht në nominim. Bashkë me to, në nominim është edhe Ermiona.
Ermiona nuk e përmbushi me sukses misionin që iu dha nga Vëllai i Madh për pasojë ajo kaloi në nominim.
Këta të gjashtë janë të nominueshëm nga pjesa tjetër e banorëve. Tre prej tyre kalojnë sonte në televotim dhe njëri prej tyre lë shtëpinë të shtunën.
Mes banorëve më pak të pëlqyer nga publiku në televotim do të shkojnë Nita, Ermiona, Armaldo, ku një prej tyre do të eleminohet ditën e shtunë nga shtëpia e “BBV2”.
Ndërkohë, Luizi, Kiara, Olta dhe Dea janë banorët më të preferuar për publikun.