Kengetarja publikon mesazhet mbështetëse që ka marrë pas rrëfimit për dhunën nga ish-bashkëshorti

Këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi, ka rrëfyer së fundmi për dhunën e ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh.

Ajo zbuloi se ka qenë viktimë e dhunës prej vitesh, teksa jetonte prej vitesh në Suedi.

Megjithatë, ish-partneri i saj ka qenë i ftuar po ashtu në Klan Kosova, ku mohoi se ka ndodhur një gjë e tillë.

Për të dëshmuar, artistja u shfaq edhe në një intervistë tjetër, përmes së cilës solli edhe disa fotografi. Bukuroshja ka ndarë edhe disa mesazhe mbështetëse që ka marrë nga fansat në Instagram.

Në detajet tronditëse, Drenusha tha se ish-bashkëshorti e kishte rrahur edhe në sy të nënës së saj.


Shtuar 29.02.2024 13:25