Kënga e saj ironizohet në protestën para kryeministrisë, reagon Luana Vjollca (FOTO LAJM)

Që prej se i ka hyrë muzikës, Luana Vjollca është gjykuar shumë nga publiku i jerë dhe memet në rrjet nuk kanë munguar.

Një nga këto të fundit është shfaqur edhe në protestën e ditës së djeshme, ku qytetarët nga i gjithë vendi janë ngritur në marshim kundër rritjes së çmimeve.

“E vetmja benzinë që mund të përballojmë këto ditë”, shkruhet në një nga pankartat ku duket edhe kënga e Luana Vjollcës, “Benzina”.

Edhe vetë Luana e ka shpërndarë këtë pnakartë duke e marrë me shumë sportivitet, e madje duke mbështetur protestën./albeu.com/