Kanë nisur bashkëjetesën, Romeos dhe vajzës së ministrit i shtohet një pjesëtar i ri (FOTO LAJM)

Një ndër çiftet më të reja, që ka rrëmbyer gjithë vëmendjen e publikut është Romeo Veshaj me Aleksa Peleshin, vajza e politikanit të njohur, Niko Peleshi.

Shpesh herë çifti kanë publikuar pamje nga të njëjtat vende në Instagram dhe ishte Aleksia ajo e cila publikoi një foto me Romeon e lidhja u konfirmua, shkruan Albeu.com.

Së fundmi është bërë e ditur në media se Aleksia dhe Romeo kanë nisur bashkëjetesën dhe menjëherë pas kësaj të dy kanë ndarë në InstaStory një qenush të vogël që duket se është pjestari më i ri i familjes së vogël.

 

Kujtojmë se kjo lidhje erdhi menjëherë pas ndarjes së aktorit me këngëtaren Jonida Maliqi.

Kjo e fundit foli publikisht për ndarjen duke deklaruar se çdo gjë është bërë miqësore dhe me consensus dhe gjithashtu i uroi jetë të lumtur çiftit edhe pse kjo e fundit tingëlloi ironike./albeu.com/