Ka hequr silikonin në të pasme? Kim Kardashian tregon format bombastike në daljen e fundit (FOTO LAJM)

Duket se Kim Kardashian ka hedhur poshtë thashethemet se ka hequr “mbushësit e vitheve”, teksa u fotografua me një veshje të zezë në palestër.

Kohët e fundit, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ndezi spekulimet për një operacion të mundshëm për heqjen e mbushësve të të pasemeve. Ajo postoi një fotografi ku shfaqej me djalin e saj 2-vjeçar, Psalm, e fansat vunë re detajin në fjalë.

Sidoqoftë, të gjitha këto aludime u hodhën poshtë me një dalje të 40-vjeçares në publik. Ajo u shfaq e veshur me një veshje ngjyrë të zezë dhe shumë të ngushtë, duke ekspozuar kështu linjat e saj trupore.

Pjesa e pasme e Kim dukej po njësoj, bombastike, teksa hipte në makinën e saj tip “Lamborghini Urus”, prej 600 mijë dollarësh.


Shtuar 2.09.2021 13:43