Dalin detajet, zbulohet arsyeja pse 33 vjeçari shqiptar gëlltiti telefonin

Ditë më parë, një rast i pazakonshëm është hasur nga mjekët në spitalin e Kosovës, pasi një 33 vjeçar kërkonte ndihmë për të nxjerrë një telefon të cilin e kishte gëlltitur.

Tashmë është zbuluar arsyeja e këtij veprimi të çuditshëm dhe mësohet se 33 vjeçari ka qenë i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë dhe e kishte gëlltitur telefonin për mos t’u rënë në dorë gardianëve.

Shtetasi A.A., nga Fushë Kosova, është i dënuar me katër vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe më datën 30.08.2021, ka kërkuar ndihmë mjekësore nga stafi i sigurisë së burgut duke deklaruar se ka gëlltitur një telefon.

“I burgosuri në fjalë ka treguar se e ka gëlltitur telefonin mobil dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, i cili menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë për trajtim, i është bërë fotografimi”, ka deklaruar Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Më pas ai “është nisur menjëherë për në SHSKUK”, ka treguar Gashi.

Aashtu edhe siç u bë publik lajmi të hënën nga vet stafi mjekësor që morrën pjesë në këtë intervenim.

Mjekët gastronologë kanë nxjerrë pa operacion celularin e tipit “Nokia”, të ndarë në tri pjesë, me rrugë endoskopike, pa e prerë lukthin.

“Pamë që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rrezikshmja sepse mund të shpërthente. Nuk e kemi operuar por me rrugë endoskopike, nga goja e kemi nxjerrë telefonin”, ka thënë Skender Telaku, gastroenterolog në QKUK


Shtuar 2.09.2021 13:48