Janë ndarë? Armina Mevlani përgjigjet një herë e mirë me foton e rrallë (FOTO LAJM)

Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani kohët e fundit ka qenë shumë e komentuar për jetën e saj private. Kjo pasi, pas festës së ditëlindjes të Arminës, u dyshua  se blogerja po kalonte një krizë në çift me Shkëlzen Berishën.

Ky i fundit nuk i bëri asnjë urim publik partneres, siç ka bërë çdo vit dhe për më tepër Armina nuk tregoi nëse ai i kishte bërë apo jo ndonjë dhuratë. Kështu menjëherë lindën dyshimet se ata po kalonin një moment të vështirë në marrëdhënie e se mund të kishin shkuar edhe drejt ndarjes.

Ajo ka vendosur zyrtarisht të thyejë heshtjen duke ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram. Armina ka konfirmuar më gojën e saj që këto lajme që qarkullojnë lart e poshtë janë të rreme pasi ajo dhe Shkëlzeni janë bashkë dhe shumë të lumtur madje.

“Jeni ndarë më Shkëlzenin sepse kështu aludohet në media?”, e ka pyetur ndjekësi/ja.

“Fake news, jemi bashkë dhe jemi të lumtur”, ka shkruar Armina krahas fotos me dashurinë e saj.

Shtuar 20.06.2021 21:55