“Ishte poshtëruese”, Dua Lipës nuk i del e keqja me videon virale të kërcimit të saj!

Dua Lipa ka rrëfyer se iu desh të bënte një pauzë në rrjetet sociale pasi një video e kërcimit të saj u bë meme.

Ajo ka folur për kohën kur një video e saj duke kërcyer në skenë gjatë një koncerti të vitit 2017 u bë virale me fansat që e krahasonin atë me një laps në një mprehëse lapsash.

“Kur njerëzit e morën atë fragment timin duke kërcyer në internet dhe e kthyen atë në një meme, dhe më pas kur fitova Grammy-n e artistit të ri më të mirë dhe njerëzit thanë: “Ajo nuk e meriton atë, nuk ka prani në skenë. Ato gjëra ishin të dëmshme. Ishte poshtëruese. Më duhej të hiqja veten nga Twitter-i”,tha Dua për “The Guardian”.


Shtuar 6.05.2024 14:24