Ish banorët e “BB VIP” shijojnë lirinë dhe e “djegin” jetën e natës, Donaldi rrethohet nga fansat (VIDEO)

Ish banorët e “Big Brother VIP” po e shijojnë në maksimum lirinë pas finales së madhe që u mbajt të premten. Dy finalistët Donaldi dhe Einxhel, të cilët ndodheshin krah njerëzve të afërt, janë argëtuar në një nga clubet e Tiranës ku po këndonte Fifi dhe Elgit Doda.

Të pranishëm ishin gjithashtu dhe DJ PM dhe Dagz. Donaldi ka ndarë disa momente teksa shihet bashkë me Romeon ndërsa Einxhel është parë pranë Dagz. Në një video që ndau në Instagram, Donaldi del në skenë duke thënë se fitorja e tij është dashuria që ka marrë.

“Të gjithë kanë mënyrën e vet të të fituarit. Doni ta shikoni se kush është mënyra ime?”, thotë aktori teksa drejton kamerën nga publiku. Kujtojmë që Donaldi reagoi pas finales ku falenderoi njerëzit që e kanë përkrahur.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ? ARTIST (@donaldveshaj)


Shtuar 20.02.2022 10:41