Inteligjenca artificiale shfaq Katy Perry-n në Met Gala, nëna e këngëtares ‘bie pre’! Nuk e dija që kishe shkuar në Met

Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, nuk mori pjesë në ceremoninë e Met Gala (6 maj), ashtu edhe lajmëroi në Instagram.

Mirëpo disa foto që qarkulluan në rrjetet sociale nga Inteligjenca artificale ka konfuzuar shumë njerëz, përfshirë dhe nënën e këngëtares.

Nëpërmjet një mesazhi ajo komplimenton vajzën për fustanin që ka zgjedhur.

“Nuk e dija që ke shkuar në Met. Sa fustan i bukur, dukesh si një paradë me trëndafila, sikur po lundron në to”, shkruan nëna.

“Mami, AI të mashtroi gjithashtu. Bëj kujdes”, i është përgjigjur Katy.

&


Shtuar 8.05.2024 17:00