I thonë se i ka dërguar shenja Borës pas shpinës së Beatrix, Donaldi sqaron publikisht gjestet (VIDEO)

Prej ditësh është komentuar një gjest që Donaldi bën me duart e tij. Të shumta janë rastet kur Donaldi ka shoqëruar disa veprime të tij me një simbol të veçantë.

Në mediat sociale është komentuar se ky gjest mund të jetë edhe një sinjal për t’i dërguar një mesazh një personi të caktuar.

Në spektaklin e djeshem  Donaldi shuan njëherë e mirë zërat dhe aludimet duke sqaruar se i gjithë veprimi lidhet me ‘’Spiderman’’, personazh shumë i preferuar për të.

‘’Tani po e kuptoj përmasat që ka marrë ky format, unë jam adhurues i filmave ‘Marvel’ dhe ‘Spiderman’ është personazh shumë i dashur për mua’’,- sqaroi ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 29.12.2021 09:39