I dha fund marrëdhënies me Adën? Edi bën deklaratën e papritur (FOTO LAJM)

Ndonëse ishin dy nga konkurrentët më të preferuar, Edi dhe Ada u përjashtuan nga “Për’puthen” dhe shkak u bë shkelja e rregullave, pas një takimi në fshehtësi të tyre. Pas përjashtimit, Edi ka folur për marrëdhënien me Adën, në një intervistë 60 sekonda për “Prive” ku i pyetur nëse me të janë thjesht shokë apo më shumë Edi tha shkurt: “Shokë”.

Ndërkohë, sot përmes një statusi në Instagram ai ka bërë me dije se do shpërngulet në Zvicër dhe duket se në këtë mënyrë ka mbyllur çdo portë për Adën.

Të lidhura

None found

“Faza 1 e jetës time kaloi dhe po du me mbaru me qikaq. Faza 2 është karriera ime profesionist boxer. Kështuqë e mora vendimin me ikë prapë për Zvicër dhe me vazhdu jetën si pro-boxer”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se dy konkurrentët kishin shprehur pëlqim për njëri-tjetrin dhe pavarësisht sherreve dhe debateve të forta, ata këmbëngulën që të vazhdonin njohjen dhe takimin e javës, Ada e kishte pikërisht me të.

Pas përjashtimit, moderatorja Bora Zemani sqaroi se Ada dhe Edi ishin ftuar që të thonin versionin e tyre në program dhe arsyen pse janë takuar, por ata nuk kishin pranuar.


Shtuar 2.11.2021 10:33