Ndarja nga jeta e ish-bashkëshortit të katërt, reagon për herë të parë Ivana Trump (FOTO LAJM)

Ivana Trump ka reaguar për herë të parë lidhur me vdekjen e ish-bashkëshortit të saj të katërt, aktorit dhe showman-it Rossano Rubicondi.

Ky i fundit u nda nga jeta në në 29 tetor në moshën 49-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Ivana dhe Rubicordi u martuan në 2008, pas 6 vitesh lidhje, në resortin e Mar-a-Lago në Palm Beach. Dasma kushtoi 3 milion dollarë dhe dëshmitarja e nderit ishte pikërisht Ivanka Trump, vajza e saj.

Në 2018 të dy morën pjesë së bashku në spektaklin “Ballando con le stele”. Ndërsa një vit më vonë, Trump njoftoi fundin përfundimtar të marrëdhënies së tyre, duke fajësuar distancën.


Shtuar 2.11.2021 10:39