Gjithmonë yll, por ndjekësit u dashuruan me look-un e ri të Klea Hutës (FOTO LAJM)

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Klea Huta, i ka befasuar së fundmi ndjekësit e saj në rrjete sociale me një foto ku tregon se ka ndryshuar look.

Pa na “paralajmëruar” më herët që do ta shihnim me një pamje të re, Klea na u shfaq në Instagram me baluket e prera dhe na fiksoi të gjithave!

Pasi të shihni këtë foto, me siguri do të doni të lini edhe ju një takim tek parukierja. Ca baluke s’do t’i bënin keq askujt, apo jo?

Kujtojmë se Klea Huta dhe partneri i saj, Elgit Doda janë prindër të një vogëlushi të quajtur Krid.


Shtuar 28.05.2021 11:50