Gjithçka për karrierë, Kanye West po rikthehet tek Kim Kardashian për shkak të Drake?

Pas ndarjes së bujshme, Kim Kardashian dhe Kanye West duket se po ribashkohen! Thashethemet nisën kur Kim doli në shfaqjen e albumit të reperit në Çikago me fustan nusërie. Madje, burimet thanë se ata u larguan të kapur dorë për dore nga shfaqja.

Por askujt nuk ia merrte mendja se arsyeja e ribashkimit mund të ishte Drake, reperi konkurrent i Kanye. Burime të brendshme në industrinë e muzikës thonë për “Page Six” se reperi po organizon shfaqje të tilla, për të rritur shitjet e albumit “Donda”, më shumë se ato të albumit të Drake.

West dhe Drake i kanë publikuar albumet pothuajse në të njëjtën kohë; “Donda” më 29 gusht, ndërsa “Drake Certified Lover Boy”, albumi i Drake, do të lançohet më 3 shtator.

Megjithatë, ende nuk dihet e vërteta. Së fundmi, gazeta britanike “The Sun”, shkruante se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” mund të tërheqë kërkesën për divorc që bëri në shkurt të këtij viti. West dhe Kardashian kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.


Shtuar 30.08.2021 13:29