“Gjithçka është mbyllur”, Alvisa tregon çfarë ndodhi mes saj dhe Hysenit pas Përputhen

Pas përplasjes me Hysenin, Alvisa u rikthye sonte në “Përputhen Prime”.

“Jam pak më mirë. Ka qenë një periudhë e tmerrshme për mua dhe për familjen time. Më është dashur të gjej forcën për të qenë e qetë vetë dhe në të njëjtën kohë për të qetësuar familjen time, sepse siç e thashë dhe herën e parë, familja ime nuk ka qenë në dijeni të shumë gjërave. U shokuan dhe kam ndenjur dy javë tek ata. Më kanë dhënë shumë forcë dhe mbështetje”, tha ajo.

Më tej konkurrentja shtoi se nuk ka pasur më kontakt me Hysenin dhe se çdo gjë mes tyre është mbyllur më në fund.

“Shyqyr Zotit nuk kam pasur më kontakt. Unë mendoj dhe besoj se çdo gjë është mbyllur dhe përpos çfarë ndodhi këtu, jam shumë e lumtur që ajo situatë u mbyll përfundimisht. Unë kam bërë dhe një paralajmërim të fundit në Instagram dhe i qëndroj po asaj gjëje. Për versionin tim, gjithçka është mbyllur këtu. E kemi kuptuar që këtu nuk është vendi për të folur të tilla gjëra dhe shpresoj që dhe nga ana e tij të jetë e mbyllur”, u shpreh Alvisa.


Shtuar 20.11.2021 21:43