‘Friends’ mbush 20 vjet, aktorja e serialit e kujton me mesazhin e veçantë

Para disa ditësh u bënë 20 vjet nga finalja e madhe e serialit të njohur Friends.

Aktorja Courteney Cox e ka kujtuar këtë përvjetor me një postim në llogarinë e saj në Instagram.

59-vjeçarja ka publikuar një video me skenën e fundit të serialit me mbishkrimin:

“Kanë kaluar 20 vjet nga episodi i fundit i Friends. Nuk e di si arritëm të luajmë me kaq shumë lot. Unë jam përgjithmonë mirënjohëse”.

Kujtojmë para disa muajve një nga aktorët e kastit, Matthe Perry, vdiq nga një mbidozë me ketaminë dhe kjo mund të jetë arsyeja pse Friends nuk vendosën të organizojnë ndonjë festë.


Shtuar 7.05.2024 19:28