Charlie Puth dhe Brooke Sansone u martuan!
Kantautori, 32 vjeçar dhe koordinatorja e marrëdhënieve me publikun, 25 vjeçarja, u martuan më 7 shtator në shtëpinë e familjes së Puth në Montecito, Kaliforni. Puth konfirmoi martesën në një postim në Instagram.
Sansone i tha Vogue se dyshja e dinin se prona e familjes do të “ketë sfondin e përsosur” për dasmën e tyre elegante.
“Doja që dasma jonë të përshtaste traditën me jokonvencionalitetin modern. Doja që çdo detaj të ndjehej i relaksuar, por në mënyrë perfekte, i kuruar me mendime,” shpjegoi ajo.
Festimet e fundjavës nisën me një darkë intime provash në San Ysidro Ranch, ku presidenti John F. Kennedy dhe Jackie Kennedy dikur kaluan muajin e mjaltit. Çifti dhe të ftuarit darkuan në tavolina të gjata, të zbukuruara me qirinj, lule të egra dhe fenerë letre.