Foto të rralla familjare të Rihanna dhe ASAP Rocky me fëmijët e tyre

Rihanna dhe ASAP Rocky kanë postuar foto nga momentet e tyre familjare që kur u bënë prindër. Mirëpo, me rastin e ditëlindjes së dytë të djalit të tyre të parë, RZA , reperi ka postuar në Instagramin e tij një sërë fotosh, në të cilat dy yjet e skenës muzikore botërore tregojnë edhe djalin e tyre 9 muajsh, Riot.

Sipas People, ylli 36-vjeçar i pop-it dhe reperi 35-vjeçar organizuan një festë private në Color Factory në New York City të shtunën, më 11 maj. Të pranishëm ishin producenti Presidenti Hitkidd dhe gruaja e tij dhe artistja e grimit Jasmine B. Cook, e njohur në botën e artit edhe si Jazzy B.

Në llogarinë e tij në Instagram, Hitkidd ka postuar video dhe foto nga festa e fëmijëve me Rihannën duke u argëtuar me fëmijën e saj më të vogël në krahë.

View this post on Instagram

A post shared by A$AP ROCKY (@asaprocky)

 


Shtuar 14.05.2024 11:22