Foto që ngriti dyshime, Rita Ora në lidhje me regjisorin 15 vite më të madh? (FOTO LAJM)

Rita Ora ka postuar së fundmi në rrjetet sociale një fotografi, me të cilën ka ngjallur thashethemet për një romancë të re. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka pozuar krah regjisorit 45-vjeçar,Taika Waititi, pra 15 vite me te madh se kengetarja.

Në pozën në fjalë, ata të dy dukeshin mjaft mirë pranë njëri-tjetrit, pasi shfaqeshin të përqafuar. Kjo foto i bëri të gjithë fansat të dyshojnë se ata mund të jenë bashkë.

Madje jo vetëm kaq, pasi fansat mendojnë se këngëtarja 30-vjeçare mund të jetë pjesë e filmit të tij të ardhshëm.


Shtuar 24.04.2021 13:36