Filmi shqiptar në garë për Oscar, Dua Lipa: Lajmi më i mirë për të nisur ditën

Akademia e Shkencave dhe Arteve publikoi të martën listën e ngushtë të nominimeve për Oscar, pjesë e të cilit ishte dhe filmi shqiptar “Zgjoi”. Lidhur me këtë ka reaguar dhe Dua Lipa, e cila përmes një postimi, shprehet se ishte lajmi më i mirë për të nisur ditën.

“Lajmi më i mirë për t’u zgjuar”, shkroi Lipa në InstaStory. Kujtojmë që Dua ishte e pranishme pak javë më parë në premierën e “Zgjoi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar nga afër regjisoren Blerta Basholli, aktoren Yllka Gashi dhe ekipin realizues.

Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscar do të bëhet e ditur më 8 shkurt.


Shtuar 22.12.2021 10:55