Erjona Kakeli dhe Salsano Rrapi janë martuar plot 4 herë me njëri-tjetrin (FOTO LAJM)

Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli, dy aktorët e njohur janë martuar plot 4 herë dhe në secilën prej ceremonive, i janë betuar njëri-tjetrit për përjetësi. Ceremonia e tyre e katërt ka ndodhur pak kohë më parë.

Detajet i ka rrëfyer aktorja në një intervistë me Rudina Magjistarin.

Rudina Magjistari: Më thuaj pak, pse e latë kaq gjatë për të bërë celebrimin, për t’u martuar zyrtarisht?

Erjona Kakeli: Atëherë, celebrimi është bërë më përpara.

Rudina Magjistari: Për të veshur fustan të bardhë, 4 ceremoni. Atëherë tek e para çfarë keni bërë?

Erjona Kakeli: Te e para ka qenë surprizë shokësh, fejesa. Unë vetëm vello të bardhë kam pasur dhe shoqëria e Salsanos dhe e imja në Elbasan që nuk e di, a mund ta përmend, por Gaz Laloshi, emrin do ta përmend, por kompaninë e vet s’po e përmend, më bënë një surprizë dhe më marrin edhe me pajton, domethënë ajo quhet fejesë, dasmë, nuk e di, i ka të gjitha bashkë.

Rudina Magjistari: Bukur. Në ceremoninë e dytë?

Erjona Kakeli: Në ceremoninë e dytë ishte celebrimi që kanë qenë gocat pjesëmarrëse, por u bë pak fsheht, ashtu siç kemi dëshirë ne, mos t’i bëjmë gjërat shumë të mëdha.

Rudina Magjistari: Në ceremoninë e tretë?

Erjona Kakeli: Ceremonia e tretë, më fal, ajo e dyta është e treta.

Rudina Magjistari: Celebrimi pra u bë në të tretë. Çfarë ka ndodhur në të dytën?

Erjona Kakeli: Por celebrimi i u bë pas dy vitesh që Salsano u ul në gjunjë dhe më tha “a dëshiron të martohesh me mua?”

Rudina Magjistari: Domethënë në të dytën të është ulur në gjunjë dhe të ka bërë propozimin që të kishte marrë ndërkohë njëherë me pajton.

Erjona Kakeli: Nuk e di, nuk numërohen martesat tona. Më duket sikur jam martuar me 4 të ndryshëm. E kisha shumë qejf në fakt sepse Gaz Laloshi ngaqë më quan motër kishte shumë qejf të më vishte me fustan të bardhë që ndodhi momenti i katërt. Qëllova që mbeta shtatzënë me vajzën e dytë dhe thashë unë nuk martohem, nuk vesh fustan të bardhë, nuk bëj festë nëse nuk pi unë dhe të tjerët bëjnë qejf dhe unë vetëm shoh.