Emocione dhe përlotje, publikohet traileri i “Friends: The Reunion” (VIDEO)

Pas një kohe të gjatë pritjeje, “HBO Max” ka publikuar më në fund trailerin e plotë të rikthimit të “Friends”. Ky ribashkim i aktorëve të serialit më të famshëm ndër vite, është akoma më emocionues seç e prisnim.

Në trailerin prej 2 minutash, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer duke kujtuar dhe eksploruar gjithë vendet në të cilat janë xhiruar skenat e serialit. Aktorët shihen duke ju përgjigjur pyetjeve në një quiz, për të zbuluar nëse vazhdojnë t’i mbajnë mend momentet e tyre më epike në “Friends”.

Në fund ata përqafohen me njëri-tjetrin dhe shihen të përlotur e me siguri të njëjtën gjendje do përcjellin edhe tek fansat e tyre.

Ndërkohë aktorëve do ju bashkohen në këtë rikthim një liste me personazhe të famshëm si: David Beckham, Justin Bieber, BTS, James Corden, Cindy Crawford, Cara Delevingne, Lady Gaga, Elliott Gould, Kit Harington, Larry Hankin, Mindy Kaling, Thomas Lennon, Christina Pickles, Tom Selleck, James Michael Tyler, Maggie Wheeler, Reese Witherspoon.


Shtuar 20.05.2021 12:48