Einxhel dhe Dj Dagz nuk përmbahen, postojnë foton nga shtrati (FOTO LAJM)

Einxhel dhe Dagz janë një nga çiftet e këtij “Big Brother VIP”. Ata nisën lidhjen brenda shtëpisë së famshme dhe u ndsm fizikisht lara pak javës kur Dagz u eleminua. Megjithatë, mbrëmjen e djeshme edhe Einxhel mbylli eksperiencën e saj në “Big Brother”, ku arriti deri në finale dhe u shpall finalistja e tretë që doli nga shtëpia.

Një ndër personat e parë që takoi pas daljes ishte sigurisht partneri i saj, Dagz. Mëngjesin e sotëm, Einxhel ka postuar disa foto ku tregon se orët pas daljes nga shtëpia e famshme i ka kaluar me Dagz.

Ajo ka postuar dy foto ku shfaqet në shtrat dhe tregon se është rikthyer në Instagram dhe më pas një foto ku shfaqet me duart e bashkuara me Dagz.

“E kemi zakon dhe unë e dua”, shkruan Einxhel për kapjen e duarve.


Shtuar 19.02.2022 15:24