Egli Tako tregon pse mbajti premtimin dhe pse në lidhje rolin e “princeshës” duhet ta ketë gruaja

Në një rrëfim të hapur në “Grida Duma Podcast”, Egli Tako foli për anët më intime të jetës, duke përfshirë dashurinë, shoqërinë, marrëdhëniet dhe përvojën e saj pas daljes nga Big Brother VIP.

Ajo theksoi se atmosfera brenda shtëpisë së famshme është e pakuptueshme për këdo që s’e ka provuar. “Në momentin që hyn, nuk e di nëse jeta jashtë ka ndalur”, rrëfeu Egli, duke shtuar se i kishte dhënë fjalën të dashurit dhe nuk mund të tërhiqej, edhe pse e dinte vështrimin kritik të opinionit.

Të lidhura

None found

Gjatë bashkëbisedimit, ajo preku edhe perceptimin e sotëm të dashurisë.

“Njerëzit nuk po investojnë më te lidhja, as kohë nuk dhurojnë. Në një raport, femrës i takon të jetë paksa më e llastuar. Ajo duhet të mbajë vendin e princeshës, jo burri. Dhe partneri e ka për detyrë ta pranojë këtë, kjo do ta forconte si mashkull,” u shpreh Egli, duke kritikuar edhe prirjen e disa djemve për të joshur vajzat me para dhe luks, në vend se të ndërtojnë një lidhje autentike.

Ajo shpjegoi gjithashtu se përse hoqi dorë nga forma e tepërt muskulare që kishte arritur në palestër.

“Trupi që kam tashmë më pëlqen më shumë, është më i hollë dhe më femëror,” pohoi ajo.

Kur u pyet për situatën e zemrës, Egli nuk e mohoi se i mungon shoqëria e një partneri, sidomos në fundjavë, por u shpreh e qartë se nuk do të bënte kompromis me një lidhje që nuk i sjell lumturi.


Shtuar 26.07.2026 08:30

matbetholiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort