E përmendi në BBVIP, Stresi rikthen sherrin me Einxhel: Ti je zero (VIDEO)

Reperi i njohur, Stresi, është nga të paktat figura publike që ka qenë aktiv në protestën e organizuar në Tiranë për Klodian Rashën.

Në rrjetet e tij sociale, ai është shprehur i revoltuar për personat që i kanë dalë kundër siç ishte Baton Haxhiu, ose personat që nuk kanë qenë në protestë si Einxhel Shkira.

Kjo e fundit në një status shkruante se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, moderatorja dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.

Einxhel e ka përmendur Stresin në “Big Brother VIP” duke i thënë Sarah Berishës se ai i ka kërkuar falje dhe ky i fundit i drejtohet publikisht.

“Në një mënyrë apo në një tjetër ti je zero mi goce. Hahaha zemër s’kam kërkuar falje përveç së vërtetës. Ke taku Salën jo mu, çdo prind kërkon falje po ti shkosh te shtëpia. Po unë Arkimed Lushaj jo”, ka shkruar reperi.


Shtuar 8.01.2022 10:20