E maskuar me kapele, dalin fotot e Megi Pojanit duke blerë te “gabi” (FOTO LAJM)

Biznesi i veshjeve të përdorura është një nga ato biznese që viteve të fundi po shënon rritje. Me krizën, në kërkim për të kursyer nga çdo anë, qytetarët zgjedhin të vishen me rroba të përdorura ose siç njihet në gjuhën popullore, te “gabi”.

Nuk kanë munguar rastet kur VIP-at kanë pranuar vetë se blejnë herë pas here te ky tre dhe së fundmi ka qenë Megi Pojani ajo e cila ka ndarë disa foto duke bërë shopping pikërisht të gabi.

“Megi te dengu”, shkruan moderatorja krah pamjeve të cilat janë komentuar në masë. Nuk kanë munguar komente që i kujtojnë Megit skandalin e pak ditëve më parë në varrin e stërgjyshes së saj. Veprim ky që mori përmasa të mëdha në media./albeu.com/