Dukeshin çifti perfekt, aktorët e famshëm të telenovelave i jep fund martesës shumëvjeçare (FOTO LAJM)

Tashmë është një lajm zyrtar por aspak i këndshëm për fansat e kësaj dysheje fantastike! William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare.

Ky lajm ka shtangur të gjithë fansat e tyre. Ka qenë vetë aktori i mirënjohur, William Levy ai i cili ka dhënë lajmin e papritur.

Aktori ka publikuar një status në Instagram, ku ndër të tjera shkruan se së bashku me Elizabeth do të vazhdojnë të jenë prindërit më të mirë për fëmijët e tyre.

“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, -shkruhej në postim.

Shtuar 28.01.2022 14:14