Të apasionuar pas shpejtësisë? Mësoni 5 makinat më të shpejta në botë

Shumë persona janë të apasionuar pas makinave të shpejta. Më poshtë po ju rendisim 5 makinat më të shpejta në botë, sipas studimeve të fundit.

  1. Hennessey Venom GT (435 km/h)

Makina Hennessey Venom GT është e para në listë me shpejtësi maksimale 435.311 km/h. Makina ka motor V8 turbo të dyfishtë me 1,244 kuaj fuqi. Edhe pse është makina më e shpejtë në botë, kjo makinë nuk ka hyrë akoma në librin e rekordeve Guinness.

  1. Bugatti Veyron Super Sport (434 km/h)

Bugatti Veyron Super Sport është cilësuar si makina më e shpejtë në botë që nga 4 korriku 2010. Ajo përmban motor ë16 turbo të katërfishtë me 1200 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale që mund të arrijë kjo makinë është 434.298 km/h. Bugatti Veyron Super Sport kushton 2.2 milionë dollarë.

  1. Koenigsegg Agera R (418 km/h)

Koenigsegg Agera R përmban motor V8 5.0 litra turbo të dyfishtë. Makina luksoze mund të arrijë 100 km në orë në 2.9 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 418.429 km në orë. Koenigsegg Agera R kushton 1.6 milionë dollarë.

  1. 9ff GT9-R (413 km/h)

GT9-R ka motor V6 4.0 litra turbo të dyfishtë, e cila prodhon 1120 kuaj fuqi dhe bazohet tek platforma Porsche 911. Shpejtësia maksimale që mund të arrijë kjo super-makinë është 413.601 km/h. GT9-R kushton 695 mijë dollarë.

  1. SSC Ultimate Aero (412 km/h)

E pesta në listë është makina SSC Ultimate Aero me motor V8 6.8 litra turbo të dyfishtë, e cila prodhon 1,268 kuaj fuqi dhe lëviz me shpejtësi 412.282 km/h. Kjo makinë kushton 654,400 dollarë./albeu.com/

Shtuar 28.01.2022 14:12