Ditëlindja e parë si baba, Arbenita na tregoi momentet më të bukura të Feros me Ninën (VIDEO)

Ditën e sotme Fero feston për herë të parë ditëlindjen si baba. Reperi shqiptar bën sot 24 vjeç dhe me siguri kjo duhet të jetë ditëlindja më e bukur për të. Për këtë ditë të shënuar reperi ka marrë urimin më të veçantë nga partnerja e tij, Arbenita.

Kjo e fundit ka publikuar në Instagram disa nga momentet më të bukura të reperit me të dhe me vogëlushen e tyre, Nina. Në videot e publikuara Fero shihet duke përkëdhelur Ninën dhe duke ecur në rrugë me karrocë, teksa nxjerrë në pah një tjetër anë të tij shumë të ndjeshme.

“Babi më i mirë. Fero gëzuar ditëlindjen zemër. Të duam”, shkkruan Arbenita përkrah postimeve të saj.


Shtuar 8.07.2021 12:40