Covid-in e kaloi një vit më parë, por Eni Koçi vuan ende pasojat

Përmes një “Aks me a question”, këngëtarja e njohur Eni Koçi ka zbuluar se ende po vuan pasojat e COVID-19.

Ndërsa një fans e ka pyetur nëse e kishte kaluar Covid-in, ajo u përgjigj duke thënë: “Ende vuaj pasojat me shijen dhe nuhatjen (parosmia)”.

Parosmia është një shtrembërim i nuhatjes në mënyrë të tillë që aromat e këndshme më parë, si aroma e kafesë apo ajo e parfumit, mund të bëhen aq shumë të pakëndshme saqë mund të shkaktojnë të vjella.

Së bashku me anosminë, ose ndjesia e zbehtë e nuhatjes, është një simptomë e vonë që ju shfaqet njerëzve që kanë kaluar Covid-19./albeu.com


Shtuar 6.09.2021 20:57