Andi Artani dhe Jasmin Kadriu ishin një nga çiftet më të komentuara në “Për’puthen”, edhe pas daljes së tyre nga programi i dashurisë. Dyshja përjetoi një seri “dramash” e xhelozish derisa në fund e ndërprenë marrëdhënien e tyre. I riu nga Kosova theksonte se ish-konkurrentja ishte tepër xheloze e ndërkohë kjo e fundit është shprehur në intervista të mëparshme se lidhja me Andin ishte toksike. Ndërkohë që çdo gjë mes tyre ka marrë fund, autorja e emisionit Olsa Muhameti, teksa është rikthyer prapa në kohë duke kujtuar disa momente kyçe të “Për’puthen”, ka ndarë në InstaStory një video tepër të ëmbël të dy ish-konkurrentëve.
Ish-çifti shfaqet në momente romantike në zyrën e Olsës, teksa Jasmina qëndron e ulur në prehrin e Andit. “Më ka pëlqyer shumë ky çift.Sa keq. Video e papublikuar”, shkruan në postim autorja e “Për’puthen”.